Lajmet e fundit

Forma e Regjistrimit

Formular për anëtarësim

"Parandalimi i Trafikimit të Qenieve Njerëzore"

- Duke iu falënderuar Ambasadës Norvegjeze në Prishtinë, Departamentit të Trajnimeve të Policisë së Kosovës si dhe Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore, me datën 06 Korrik 2017 si vazhdim i realizimit të projekteve për fuqizimin e rolit të gruas në sektorin e sigurisë, Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës e përkrahur nga akterët e lartshënuar, ka organizuar dhe mbajtur një punëtorinë "Parandalimi i Trafikimit të Qenieve Njerëzore ".
Kjo punëtori është mbajtur me qëllim të ngritjes së vetëdijes të pjestarëve të Policisë së Kosovës, ku pjesmarrë kanë qenë 17 pjestarë të uniformuar të PK-së, meshkuj dhe femra, të cilët gjatë punëtorisë kanë demonstruar interesim të lartë në temën në fjalë duke diskutuar për sfidat, vështirësitë dhe mundësitë e trajtimit të rasteve të kësaj natyre”.