Lajmet e fundit

Forma e Regjistrimit

Formular për anëtarësim

ROLI I GRAVE NË POLICINË NË KOMUNITET

Me datën 28.09.2017 falënderuar Ambasadën Norvegjeze për mbështetjen dhe Zyrën e trajnimeve në DPP , Shoqata e Grave e Policisë së Kosovës ka organizuar pjesën e parë të punëtorisë një ditore me temën :
Roli i Grave në Policinë në Komunitet.

Në këtë punëtori është ligjëruar për Strategjinë e PK-së 2017 -2021 dhe Ngritja e rolit të femrave në Policinë në Komunitet .

Kjo punëtori është organizuar me qellim të ngritjes dhe vetëdijesimit të Pjesëtarëve të PK-së , për rolin e Femrave në Policinë në Komunitet .

Kane qenë 22 pjesmarrës nga Drejtoritë dhe Njësitet e ndryshe të PK-së duke filluar nga Gradat Kapiten , Toger , Rreshter dhe Zyrtarë Policor .

Në këtë punëtori pjesëmarrësit kanë demonstruar interesim të lartë për temën në fjalë dhe është pritur jashtëzakonisht mirë sepse kanë përfituar njohuri të reja por edhe kanë shkëmbyer njohurit dhe përvojat profesionale njera tjetres përmes diskutimeve .