Lajmet e fundit

Forma e Regjistrimit

Formular për anëtarësim

Drejtoresha e INL për Europë dhe Azi znj.Erin Sawyer, viziton SHGPK-në

Sot, me datë 21 Mars 2018, Shoqata e Grave Në Policinë e Kosovës mirëpriti znj.Sawyer - Drejtoreshë e Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) për regjionin e Europës dhe Azisë.
Ajo u njoftua për së afërmi lidhur me misionin dhe objektivat e Shoqatës, projektet e implementuara deri me tani dhe sfidat e grave të angazhuara në sektorin e sigurisë në Kosovë, në vecanti grave në Policinë e Kosovës.

Gjatë takimit u potencua përkrahja që faktori ndërkombëtarë ka ofruar për realizimin e objektivave dhe aktiviteteve të Shoqatës që për qëllim primarë kanë fuqizmin e rolit të gruas në polici si dhe avancimin e tyre në karrierë ku falënderim I vecantë iu dedikua Programit INL/Ambasada Amerikane në Kosovë për përkrahje në këtë drejtim në mënyrë që Shoqata me partnerët e saj po bënë për fuqizimin e perspektivës gjinore në kuadër të institucionit të Policisë.

Kontributi i grave në Polici ,duke treguar potencialin dhe vlerat e tyre, u vë në pah edhe një herë gjatë këtij takimi ku u tha se Shoqata po angazhohet dita-ditës që të avancojnë tutje agjendën gjinore duke e koordinuar atë me zhvillimet në nivel rajonal dhe ndërkombëtarë në sektorin e sigurisë.

Krejt në fund, Shoqata mirëpriti njoftimin nga znj.Sawyer e cila u zotua se ky program ndërkombëtarë do të ofroj tutje përkrahje për gratë në Policinë e Kosovës.