Lajmet e fundit

Forma e Regjistrimit

Formular për anëtarësim

Me përkrahjën e Ambasadës së Mbretërisë Norvegjeze në Kosovë si dhe në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Trajnimeve të PK-së

Me përkrahjën e Ambasadës së Mbretërisë Norvegjeze në Kosovë si dhe në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Trajnimeve të PK-së, gjatë datave 14 dhe 15 Maj 2018 në ambientet e Administratës së PK-së u mbajtë trajnim për zyrtaret policore dhe të stafit civil nga të gjitha regjionet dhe nivelet punuese të PK-së.

Prezantimet e dhëna nga ligjeruesit e punëtorisë patën për qëllim ngritjën e njohurive të pjesëmarrëseve lidhur me fushën e të drejtave të grave në kontekstin ndër...kombëtarë dhe vendor, ofrimin e infomacioneve rreth kornizes ligjore vendore dhe instrumentet ndërkombëtare që promovojnë barazinë gjinore, të drejtat dhe fuqizimin e grave.

Pjesëmarreset përfituan edhe u duke njohur për së afërmi me të drejtat e tyre në vendin e punës dhe shfrytëzim të mekanizmave në mbrojtje të të drejtave të tyre.

Trajnimi në këtë fushë u realizua në kuadër të objektivit të SHGPK-së për pjesëtarë të PK-së në fushën e të drejtave të grave, menaxhimi i rasteve të dhunës në familje dhe ndihma e viktimave, i cili aktivitet buron nga Strategjia e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës 2016/2018.