Lajmet e fundit

Forma e Regjistrimit

Formular për anëtarësim

Zgjedhjet e jashtezakonshme ne Shgpk

Shoqata e Grave të Policisë së Kosoves me datën 15.10.2018,në ndërtesën e administrates së Pk-së mbajti Kuvendin e Jashtëzakonshëm për zgjedhjen e Kryetares së Shgpk-së,Nënkryetares së Shgpk-së, Sekretares së Shgpk-së dhe koordinatores nga DPP.

Pjesmarrës në votime kanë qenë 57 delegate të kuvendit të SHGPK-së nga DPP dhe të gjitha DRP-të ,ku me voten e tyre ,zgjodhën si në vijim :
Kryetare e SHGPK-së- Maj.Luljeta Limani 
Nënkryetare e SHGPK-së –Kap.Vjollca Hoti
Sekretare e SHGPK-së –Tog.Sofije Kozniku
Koordinatore e DPP-Kap.Nilgyn Kosova

Të sapozgjedhurat u zotuan se do të vazhdojnë punën drejt avancimit të gruas në Pk dhe përkrahjes së gruas në qdo aspekt ku falenderuan Kol.Taibe Canolli dhe Nën kol.Florije Hajra për kontributin dhe punën e palodhshme të deritanishme në pozitat udhëheqëse që kishin drejt avancimit të gruas në Pk .