Lajmet e fundit

Forma e Regjistrimit

Formular për anëtarësim

Takimi për hartimin e Strategjisë/ Planit të Veprimit 2019-2021 të SHGPK-së

Gjatë punëtorisë dy ditore të mbajtur më 22-23 Nëntor 2018, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, janë takuar Bordi I SHGPK-së për Hartimin e Strategjisë/ Planit të Veprimit të Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës. 

Është diskutuar në mënyrë shumë konstruktive për zhvillimet që e presin vendin tonë në vitet e ardhshme dhe në rolin e posaçëm që ka Shoqata në fuqizimin e rolit të grave në Policinë e Kosovës dhe në luftimin e dukurive negative. 
Me fokus të veçantë është diskutuar mbi Vizionin e Shoqatës si dhe është punuar shumë në përafrimin sa më të mirë të Objektivave specifike dhe Aktiviteteve në përputhshmëri me kërkesat dhe zhvillimet bashkëkohore,kundrejt rolit të Shoqatës. E gjitha kjo për të ofruar mbështetjen në punën sa më produktive dhe cilësore të grave në Policinë e Kosovës. 
Meqë arritjet dhe përmbushja e objektivave dhe aktiviteteve të Strategjisë së deri tanishme janë vlerësuar lartë me rezultate konkrete, mbetet që të punohet edhe më shumë në realizimin sa më të suksesshëm edhe të Strategjisë së re për vitet në vijim. 
Gjatë kësaj punëtorie me prezencën e tyre na nderoi Ambasadorja Finlandeze Znj. Pia Stjernvall,si dhe zyrtaret e OSBE-se Znj.Shpresa Muharremi dhe Znj.Shpresa Mulliqi .