Lajmet e fundit

Forma e Regjistrimit

Formular për anëtarësim

Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës merr pjesë në koktejin e organizuar nga Nënkryetarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, znj. Ganimete Musliu

Me ftesë të Nënkryetares së Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, znj. Ganimete Musliu, Kryetarja e ShGPK-së së bashku me anëtaret  e kësaj shoqate, me datë  18 Dhjetor  2018 morën pjesë në koktejin e organizuar  në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Në mesin e pjesëmarrësve ishin pjesëtarë të Ushtrisë së Kosovës, IPK-së dhe agjencioneve tjera të sigurisë, përfshirë edhe pjesëtarë të OSBE-se.
Këtyre grave me fjalë rasti, përpos Znj. Musliu, iu drejtua edhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Kadri Veseli. Në fjalimin e tij theksoi se asnjë institucion në Kosovë nuk mund të jetë efikas në punën e vet, nëse detyrat dhe përgjegjësit udhëheqëse nuk ndahen në mes burrave dhe grave. Kryetari po ashtu falënderoi gratë e sektorit të sigurisë  për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë dhe po bëjnë, ai theksoi se vlerat dhe përkushtimi i grave janë model për shoqërinë tonë.