Major Teuta Nimani

Kryetare e Shoqatës

Të jesh pjesë e uniformës është sfidë në vete, por të jesh grua në uniformë është edhe më sfiduese.

Misioni i Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës është shpalosur në Nëntor 2013, dhe  vazhdon të jetë  i qartë  dhe thelbësor, mision i cili ka të bëjë me fuqizimin, unifikimin dhe avancimin e profilit të gruas në kuadër të Policisë së Kosovës.

Ne shoqërinë demokratike siç jemi edhe ne, është e pamundur të ecet përpara pa përkrahjen dhe kontributin e motrave, vajzave, grave dhe nënave tona në sektorin e sigurisë, andaj përveç misionit të çartë që kemi, qëllimi i Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës është edhe i orientuar në vetëdijesimin mbi çështjet që prekin gratë, promovimin e barazisë gjinore, zhvillimin profesional dhe promovimin ndërkombëtar të Shoqatës se Grave Police të Kosovës.

Në këtë rast, në këtë kohë, në këtë mandat si Kryetare e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës ndihem krenare dhe duhet të krenohemi të gjithë me të arriturat dhe rezultatet e grave si storie suksesi jo vetëm brenda sektorit te sigurisë por edhe më gjerë.

Me përkrahjen e vazhdueshme të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare do t’ia dalim mbarë dhe vetëm të bashkuara mund të ecim përpara, së bashku edhe me kolegët tanë për të arritur qëllimet e Shoqatës së Grave Police të Kosovës dhe Policisë së Kosovës ne përgjithësi.

Mos të harrojmë se Uniforma të jep nder, krenari, guxim dhe autoritet, por edhe shumë përgjegjshmëri, andaj, puno me nder, profesionalizëm dhe ndërgjegjeje të pastër, sepse ti mundesh dhe je e zonja!

Teuta NIMANI

Kryetare e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës

Comments are closed.