Shoqata e Grave e Policisë së Kosovës me përkrahjen e Ambasadës Amerikane në Kosove / INL, ka realizuar konferencën mes grave Police nga Kosova dhe atyre nga Pakistani, të quajtur: “Women in Policing”.

Kjo Konferencë u realizua nga data 22 -26 Prill 2019, të pranishmeve iu drejtua edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z.Rashit Qalaj, ku ju dëshiroj mirëseardhje në këtë konferencë duke cekur se roli i femrës në PK është shumë i rëndësishëm për Institucionin dhe shtetin e Kosovës.

Pjesëmarrës ishin dymbëdhjetë zyrtare policore nga Pakistani dhe gjashtëmbëdhjetë zyrtare nga Policia e Kosovës. Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i eksperiencave në mes dy shteteve në fushën e barazisë gjinore, diskriminimit, dhunës në familje, rekrutimit, pozita e femrës në menaxhment etj.
Delegacionit pakistanez iu mundësua vizita ne Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, Drejtorisë Rajonale në Prizren, stacionit Policor -Jugu në Prishtinë etj.

---

Women in Policing

The Women's Association of the Kosovo Police with the support of the US Embassy in Kosovo / INL has conducted a conference between women police from Kosovo and those from Pakistan called "Women in Policing".

This conference was held from 22-26 April 2019, the audience was approached by the General Director of Kosovo Police, Mr. Rashit Qalaj, who wished welcome to this conference, pointing out that the role of women in KP is very important for the Institution and as well for the state of Kosovo.

The above mentioned conference was attended by twelve police officers from Pakistan and sixteen officers from Kosovo Police. The purpose of the visit was to exchange experiences between the two countries in the field of gender equality, discrimination, domestic violence, recruitment, women's position in management, etc. The Pakistani delegation visited the Kosovo Academy for Public Safety in Vushtrri, the Regional Directorate in Mitrovica, the Regional Directorate in Prizren, and the South Police Station in Pristina.

Comments are closed.