Me 11 Dhjetor 2019 ,Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka lansuar platformën me temë : "Forumi i Gruas për Siguri në Kosovë”, aktivitet ky që është implementuar në kuadër të projektit “Ndërtimi i Qëndrueshmërisë: Komunitetet kundër Ekstremizmit të Dhunshëm" e përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë. Në këtë aktivitet si paneliste për të shpalosur rolin e gruas në polici të pranishmëve i'u është drejtuar Znj.Vjollca Hoti (Zv.Presidente e SHGPK) ,e cila potencoi sfidat dhe rolin e gruas në polici ,fuqizimin e grave dhe avancimin e të drejtave të tyre në sektorin e sigurisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë.
Përmes këtij forumi, u synua fuqizimi i rolit të gruas si lidere në komunitetit, nxitja e bashkëpunimit dhe promovimi i rëndësisë së rolit aktiv të gruas në parandalimin e konfliktit, dhunës dhe ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë.

---
On December 11, 2019, the Kosovo Center for Security Studies (KCSS) launched the platform entitled "Women's Forum for Security in Kosovo", an activity implemented within the framework of the project "Building Sustainability: Communities Against Violent Extremism". supported by the Embassy of the Kingdom of the Netherlands in Kosovo. In this activity, as a panelist to present the role of women in police, the participants addressed Ms. Vjollca Hoti ( dep.President of AWKP ), who emphasized the challenges and role of women in police, women empowerment and the advancement of women,their rights in the security and rule of law sector in Kosovo.
The forum aimed at empowering the role of women as leaders in the community, fostering cooperation and promoting the importance of the active role of women in preventing conflict, violence and violent extremism in Kosovo.

Comments are closed.