MINISTRIA E FORCËS SË SIGURISË

MINISTRIA E FORCËS SË SIGURISË / FORCA E SIGURISË SË KOSOVËS Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është Forcë e re, profesionale, shumetnike, lehtë e armatosur dhe e uniformuar e Sigurisë e cila i nënshtrohet kontrollit demokratik, civil dhe e cila është themeluar më 21 janar 2009, gjithsejt ka 2500 pjesëtarë aktivë dhe 800 pjesëtarë rezervë. Misioni i FSK-së është që të kryej operacionet e reagimit ndaj krizave në Kosovë dhe jashtë saj; operacionet e mbrojtjes civile brenda Kosovës; si dhe t’i ndihmoj autoriteteve civile në përgjigje ndaj katastrofave natyrore dhe emergjencave të tjera. Detyra të tilla do të përfshijnë operacionet e kërkim shpëtimit; mënjanimin e mjeteve shpërthyese; kontrollin dhe pastrimin e materieve të rrezikshme; zjarrfikjen; si dhe detyrat tjera të ndihmës humanitare. FSK-ja do t’i përfaqësoj dhe mbroj të gjithë njerëzit e Kosovës. Zhvillimi i FSK-së është i bazuar në praktikat më të mira demokratike për të siguruar një "forcë për të mirë", që është nën kontrollin demokratik civil dhe është e pranueshme për kombin, fqinjët, dhe NATO. Fushatat e rekrutimit të FSK-së i inkurajojnë pjesëtarët e komuniteteve etnike dhe femrat që të bëhen pjesë e FSK-së. Femrat në uniformë shërbejnë në të gjitha njësitë e FSK-së: në Komandën e Forcave Tokësore, Brigadën e Mbështetjes Operacionale, Brigadën e Reagimit të Shpejtë, Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, njësitë vartëse pranshtabore si dhe në Ministrinë e Integruar të Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK). Në MFSK dhe në FSK, barazia gjinore përfshihet në zbatimin e politikave dhe planeve në çdo nivel, dhe të dy institucionet janë të përkushtuara që t’i zbatojnë parimet dhe politikat e tilla.

Bazuar mbi parimet më të avancuara të të drejtave të njeriut dhe standardeve të zbatimit të ligjit, me përkrahjen e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, në Shtator 1999 është themeluar Policia e Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit i ndërtuar mbi vlerat të cilat, mbi të gjitha, promovojnë standardet më të avancuara profesionale, si dhe ato që kanë të bëjnë me përfaqësimin e femrës dhe rolin e saj të merituar në një organizatë siç është PK-ja. Misioni i Policisë së Kosovës është të ofroj zbatim të ligjit në Kosovë në mënyrë profesionale, efektive dhe efikase. Objektivat strategjike të këtij institucioni janë: Të mbroj jetën dhe pronën, të mbaj rendin dhe qetësin publike, të parandaloj dhe zbulojë krimin, të mbrojë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe t`i trajtojë në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët pa dallim race, ngjyre, religjioni, gjinie dhe moshe. Sipas strukturës organizative aktuale, Policia e Kosovës është e organizuar në dy nivele: niveli qendror dhe lokal. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë është niveli qendror përgjegjës për tërë Republikën e Kosovës. Niveli lokal përfshinë Drejtoritë Rajonale të Policisë, përgjegjëse për rajonet e përbëra me komunat e caktuara, stacionet policore që janë përgjegjëse për policinë lokale në secilën komunë dhe nënstacionet policore – përgjegjëse për policinë lokale brenda zonave të caktuara të një komune. Zbatimi i standardit të ri kulturor të Policisë së Kosovës si dhe krijimi e promovimi i vlerave, e kanë shndërruar këtë institucion në një shembull për të gjitha institucionet dhe dëshmi se, barazia gjinore nuk është vetëm një shprehi jona retorike, por një realitet të cilin duhet thelluar dhe avancuar përditë. Duke bazuar në kapacitetet dhe vullnetin e femrave në polici, përkrahjen e vazhdueshme të menaxhmentit në PK, si dhe institucioneve dhe organizatave të tjera e në veçanti nga UNWomen, është arritur edhe krijimi i Shoqatës së Grave në Policinë e Kosovës e cila tashmë është e anëtarësuar në organizata të tilla ndërkombëtare. Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës në radhët e saja aktualisht numëron afro 500 anëtarë dhe në këtë numër janë të përfshirë staf i uniformuar, civil si dhe anëtarë meshkuj.

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është Forcë e re, profesionale, shumetnike, lehtë e armatosur dhe e uniformuar e Sigurisë e cila i nënshtrohet kontrollit demokratik, civil dhe e cila është themeluar më 21 janar 2009, gjithsejt ka 2500 pjesëtarë aktivë dhe 800 pjesëtarë rezervë. Misioni i FSK-së është që të kryej operacionet e reagimit ndaj krizave në Kosovë dhe jashtë saj; operacionet e mbrojtjes civile brenda Kosovës; si dhe t’i ndihmoj autoriteteve civile në përgjigje ndaj katastrofave natyrore dhe emergjencave të tjera. Detyra të tilla do të përfshijnë operacionet e kërkim shpëtimit; mënjanimin e mjeteve shpërthyese; kontrollin dhe pastrimin e materieve të rrezikshme; zjarrfikjen; si dhe detyrat tjera të ndihmës humanitare. FSK-ja do t’i përfaqësoj dhe mbroj të gjithë njerëzit e Kosovës. Zhvillimi i FSK-së është i bazuar në praktikat më të mira demokratike për të siguruar një "forcë për të mirë", që është nën kontrollin demokratik civil dhe është e pranueshme për kombin, fqinjët, dhe NATO. Fushatat e rekrutimit të FSK-së i inkurajojnë pjesëtarët e komuniteteve etnike dhe femrat që të bëhen pjesë e FSK-së. Femrat në uniformë shërbejnë në të gjitha njësitë e FSK-së: në Komandën e Forcave Tokësore, Brigadën e Mbështetjes Operacionale, Brigadën e Reagimit të Shpejtë, Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, njësitë vartëse pranshtabore si dhe në Ministrinë e Integruar të Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK). Në MFSK dhe në FSK, barazia gjinore përfshihet në zbatimin e politikave dhe planeve në çdo nivel, dhe të dy institucionet janë të përkushtuara që t’i zbatojnë parimet dhe politikat e tilla.

Një ndër institucionet e para të krijuara pas përfundimit të luftës në vitit 1999 në Kosovës ishte Dogana e cila zyrtarisht filloi punën me datën 3 shtator 1999. Është themeluar si Shërbimi Doganor i UNMIK-ut nga shtylla e BE-së, për të siguruar aplikimin e drejtë e të njëtrajtshëm konform të rregullave doganore dhe dispozitave të tjera. Kështu, pas një procesi të tranzicionit me 12 dhjetor 2008 Shërbimi Doganor i UNMIK-ut u shndërrua në Doganën e Kosovës. Kodi i ri doganor është miratuar me 11 nëntor 2008 nga Kuvendi i Kosovës që dhe mundësoi ketë tranzicion. Dogana e Kosovës është zhvilluar në mënyrë progresive dhe përmban çdo element të Doganës moderne prej themelimit të saj, në kontrollin e të hyrave, ngritjen dhe zhvillimin e sistemeve, promovimin në komunikim dhe bashkëpunimin me komunitetin e biznesit, ndërtimin dhe profesionalizimin e kapaciteteve njerëzore, inteligjencën dhe elementet anti-kontrabandë, politikën dhe njësitë ligjore së bashku me funksionet e Drejtorisë qendrore. Ndonëse ende nuk është anëtar i plotë në organizatat ndërkombëtare, merr pjesë në të gjitha iniciativat ndërkombëtare dhe regjionale, nën programin e asistencës së Komisionit Evropian dhe iniciativës së bashkëpunimit të Evropës Juglindore (IBEJ). Dogana ka një mision të gjerë, duke filluar nga mbrojta e shtetit, ekonomisë dhe qytetarëve. Misioni i Doganës ndahet në dy kategori kryesore: KONTRIBUTI NË ÇËSHTJET EKONOMIKE dhe KONTRIBUTI PËR SIGURINË. Dogana e Kosovës vjel rreth 70% e të hyrave të Buxhetit të të Kosovës me një mesatare 1 cent shpenzime për 1 euro të mbledhur. Përveç vjeljes së të hyrave, Dogana e Kosovës e mbron shoqërinë nga kontrabandimi i drogës dhe mallrave tjera të ndaluara me efekt të dëmshëm të krimit ekonomik si dhe evazionit në të hyra.

Mr. John Anderson, Designer
http://demolink.org