Pozita: Udhëheqëse e njësitit – Grada OD3

Me profesion jam juriste dhe punoj në sektorin për procedura dhe këshilla ligjore në kuadër të Departamentit Ligjor dhe të burimeve njerëzore. Merrem kryesisht me fushën e legjislacionit, ofrimin e këshillave ligjore, interpretimin e dispozitave të legjislacionit, gjithashtu jap këshilla ligjore, interpretime ligjore, draftimin e akteve nënligjore,etj. Bartja e uniformës është e obligueshme, njëkohësisht duhet kuptuar si privilegj dhe ndiej përgjegjësi për shërbim më cilësor në kuadër të institucionit. Po gjithsesi, pasi që kryejmë punë të njëjta , kemi pozita të njëjta, po ashtu jemi shumë të respektuara nga kolegët meshkuj, andaj me plot kuptimin e fjalës mund të them se në institucionin tonë ka respekt dhe barazi gjinore. Meqenëse punoj me orar administrativ (8 orë), mundohem që krahas obligimeve dhe detyrave zyrtare të mos mbetem anash, si në aktivitete jashtë pune, gjithashtu edhe në obligimet familjare si një nënë që jam kam përkrahjen permanente të familjes. Vlerësimi nga qytetarët për kontributin e femrave në uniformë është relativ, niveli i përkrahjes mund të jetë më i lartë. I inkurajoj femrat që kanë ende dilema se me të vërtet është një krenari dhe kënaqësi të jesh zyrtare e uniformuar. Si çdo pozitë tjetër edhe pozita në uniformë është një sfidë në kryerjen e detyrave dhe njëkohësisht është krenari dhe kënaqësi. Besimi në vetvete, vullneti, përkushtimi ndaj punës dhe profesionalizmi, mendoj se janë elementet qenësore dhe çelës i suksesit të dëshiruar.

Additional Info