Pozita: Zyrtar Doganor

Unë si zyrtare doganore jam e sistemuar në Aeroportin Ndërkombëtar "Adem Jashari" në arritje dhe kam për detyrë t’i kontrolloj pasagjerët dhe bagazhin e tyre, po ashtu të shqiptoj kundërvajtje doganore dhe gjoba administrative doganore. Bartjen e uniformës e konsideroj privilegj dhe përgjegjësi, si dhe mundohem që detyrat e mia t’i kryej në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive ligjore, gjithmonë duke respektuar edhe uniformën e institucionit. Bashkëpunimi me kolegët meshkuj është shumë i mirë, ata janë mjaft miqësorë dhe ne na respektojnë, gjë që përbën thelbin e çdo aktiviteti të organizatës tonë. Me përkushtimin më të madh edhe pse është mjaft e vështirë, mundohem që të ndaj kohën edhe për familjen time dhe obligimet familjare. Me vetë faktin kur qytetarët na shohin femra me uniformë na përgëzojnë për përkushtimin tonë dhe na respektojnë për punën që bëjmë. Të jesh në shërbim të qytetarëve është mundësia jote më e madhe dhe gjinia asnjëherë nuk është pengesë që ju të ushtroni funksionin tuaj. Të jetë e përkushtuar gjatë ushtrimit të detyrave, të ketë vullnet, guxim dhe durim.