Pozita: Zyrtar i Lartë Doganor

Në kuadër të pozitës që ushtroj, detyrat dhe përgjegjësitëjanë kryesisht të natyrës që kanë të bëjnë me analizimin, përpunimin, vlerësimin e të dhënave të importeve dhe eksporteve, identifikimin dhe parandalimin e parregullsive që shfaqen gjatë dhe pas procedurës së zhdoganimit të mallrave. Gjithashtu, në kuadër të marrëveshjeve, bashkëpunoj me agjencitë tjera të zbatimit të ligjit. E konsideroj si privilegj të jem pjesë e stafit me uniformë, apo pjesë e suksesit në shërbim të qytetarëve. Gjithashtu, bartja e uniformës në vete bartë edhe përgjegjësi pasi që duhet të zbatojmë në përpikëri, t’i përcjellim ndryshimet, trendët dhe zhvillimet, me qëllim të ofrimit të një shërbimi sa më transparent dhe efikas. Si vlerë themelore e zhvillimit të demokracisë është edhe barazia ndërmjet gjinive. Për t’i arritur qëllimet dhe objektivat e parapara sipas planeve strategjike, gjatë ushtrimit të detyrave,ndihem plotësisht e barabartë me kolegët e gjinisë mashkullore. Menaxhimin e kohës dhe koordinimine obligimeve profesionale me ato të jetës private, e bëj duke i përcaktuar disa parime,sinë punë ashtu edhe në jetën private. Ndër parimet të cilat më shërbejnë për menaxhimin e kohës janë; përcaktimi i prioriteteve, planifikimi edhe organizimi i punëve të cilat duhet të kryhen në afate të caktuara, vendosja e qëllimeve. Mendimet dhe vlerësimet nga qytetarët janë të ndryshme. Bazuar në përvojën time si një zyrtare e uniformuar, për kaq vite sa jam pjesë e Doganës së Kosovës, mendoj se qytetarët e vlerësojnë në mënyrë pozitive kontributin e uniformës dhe sigurisht ata i kanë ndjerë efektet pozitive në shoqëri. Për ndërtimin e një shteti demokratik dhe ligjor, ku të drejtat e qytetarëve janë të mbrojtura dhe të garantuara me aktin më të lartë të shtetit, kontributi i femrave është i domosdoshëm për një zhvillim më të mirë politik, ekonomik, social dhe kulturor. Një femër që të jetë e suksesshme duhet së pari të ketë vetëbesim, vullnet për punë, duhet të tregoj përkushtim gjatë kryerjes së detyrave, të jetë profesionalisht e përgatitur dhe ta respektoj kodi

Additional Info