Pozita: Kapter, Infermiere në Kompaninë e Mjeksisë

Kompania e Mjekësisë, ka tri ekipe evakuimi të cilat janë çdoherë në gjendje gatishmërie për reagim, unë jam përgjegjëse për procedurat e veprimit, gjithmonë në koordinim me eprorët varësisht prej situatës ku dhe si duhet të veprojmë. Për të dëshmuar vlerën dhe rëndësinë që ka uniforma, unë ndërpreva çdo angazhim nga jeta civile, me qëllimin e vetëm për kontribut sa më të madh në jetën ushtarake. Po sigurisht, faktet tregojnë si në kohën e luftës, ashtu edhe në paqe ne vazhdojmë punën tonë, ku para pak kohësh unë isha pjesë e stafit akademik në ushtrimin fushor që u mbajt në Slloveni, ku morën pjesë shumë shtete. Është një punë e vazhdueshme duke iu falënderuar gjithmonë familjes, jam e martuar kam dy fëmijë, njëkohësisht vazhdoj studimet Master në Fakultetin Juridik, ku tani jam në përfundim. Gjatë punës që bëjmë në teren në bashkëpunimin edhe më organizata të ndryshme ata ndjejnë kënaqësi, madje kanë edhe besim në shërbimin tonë mjekësor që ne ofrojmë për ta. Unë inkurajoj të gjitha femrat të kenë besim në vete, të jenë të përgjegjshme të marrin njohuri dhe guxim për t’iu bashkangjitur FSK-së, sepse FSK-ja ofron mundësi të mëdha për shkollim të vazhdueshëm dhe karrierë të sigurt. Një moral i lartë njerëzor, një përgjegjësi dhe përkushtim i madh për punë, çdo herë të bënë të jesh e suksesshme, pavarësisht barrierave dhe vështirësive gjatë punës, që mund t’i hasim. Të jesh këmbëngulëse në arritjen e qëllimeve tuaja. Ne mundemi, dimë dhe ia dalim.

Additional Info