Pozita: Udhëheqëse Njësiti në Hëtime

 

Punoj si Udhëheqëse e Njësitit në Sektorin e Hetimeve të Doganës së Kosovës, ku hetoj raste të ndryshme, bëj intervistime, bastisje të lokaleve dhe shtëpive, të kërkesave të ndryshme, zbatimin e urdhëresave, përpilimin e kallëzimeve, përpilimi i raporteve të veçanta për Prokurori etj. Çdo institucion i Republikës së Kosovës ka përgjegjësitë e veta, por personat e uniformuar kanë dy përgjegjësi, një të punës që e bëjnë edhe tjetra është bartja e uniformës e cila është përgjegjësi në vete, në momentin që ne veshim uniformën nuk përfaqësojmë vetëm vetën tonë si person, por përfaqësojmë edhe institucionin. Them se ndihemi të barabartë me përgjegjësi të plotë, sepse deri më tani në kryerjen e punëve të cilat na takojnë në kuadër të detyrës zyrtare, asnjëherë nuk jam ndier që nuk jam e barabartë me kolegët meshkuj por çdo herë kemi pas një komunikim të shkëlqyeshëm mes veti dhe çdo herë ndihmojmë njeri tjetrin. Me vullnet , dashuri dhe përkushtim të madh për punën, duke mos e anashkaluar në asnjë moment përkrahjen e madhe të familjes, mund të arrij në koordinimin e obligimeve profesionale dhe jetës private. Unë mendoj që qytetarët e vlerësojnë në mënyrë pozitive kontributin e femrave në uniformë. Femrave që dëshirojnë të kenë pozita me uniformë, vetëm le të zgjedhin profesionin që ato duan dhe asnjëherë mos të hezitojnë të jenë pjesë e uniformës, sepse uniforma nuk është pengesë që të arrij në një karrierë të suksesshme. Unë mendoj që për të qenë e suksesshme në secilën punë së pari duhet me e dashtë dhe me vlerësuar punën, energji pozitive, angazhim, përkushtim të madh dhe suksesi nuk do të mungojë asnjëherë.

Additional Info