Një ndër institucionet e para të krijuara pas përfundimit të luftës në vitit 1999 në Kosovës ishte Dogana e cila zyrtarisht filloi punën me datën 3 shtator 1999. Është themeluar si Shërbimi Doganor i UNMIK-ut nga shtylla e BE-së, për të siguruar aplikimin e drejtë e të njëtrajtshëm konform të rregullave doganore dhe dispozitave të tjera. Kështu, pas një procesi të tranzicionit me 12 dhjetor 2008 Shërbimi Doganor i UNMIK-ut u shndërrua në Doganën e Kosovës. Kodi i ri doganor është miratuar me 11 nëntor 2008 nga Kuvendi i Kosovës që dhe mundësoi ketë tranzicion. Dogana e Kosovës është zhvilluar në mënyrë progresive dhe përmban çdo element të Doganës moderne prej themelimit të saj, në kontrollin e të hyrave, ngritjen dhe zhvillimin e sistemeve, promovimin në komunikim dhe bashkëpunimin me komunitetin e biznesit, ndërtimin dhe profesionalizimin e kapaciteteve njerëzore, inteligjencën dhe elementet anti-kontrabandë, politikën dhe njësitë ligjore së bashku me funksionet e Drejtorisë qendrore. Ndonëse ende nuk është anëtar i plotë në organizatat ndërkombëtare, merr pjesë në të gjitha iniciativat ndërkombëtare dhe regjionale, nën programin e asistencës së Komisionit Evropian dhe iniciativës së bashkëpunimit të Evropës Juglindore (IBEJ). Dogana ka një mision të gjerë, duke filluar nga mbrojta e shtetit, ekonomisë dhe qytetarëve. Misioni i Doganës ndahet në dy kategori kryesore: KONTRIBUTI NË ÇËSHTJET EKONOMIKE dhe KONTRIBUTI PËR SIGURINË. Dogana e Kosovës vjel rreth 70% e të hyrave të Buxhetit të të Kosovës me një mesatare 1 cent shpenzime për 1 euro të mbledhur. Përveç vjeljes së të hyrave, Dogana e Kosovës e mbron shoqërinë nga kontrabandimi i drogës dhe mallrave tjera të ndaluara me efekt të dëmshëm të krimit ekonomik si dhe evazionit në të hyra.

Mr. John Anderson, Designer
http://demolink.org