Historiku

Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës:

Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës përfaqëson interesat e grave në kuadër të të gjitha niveleve të këtij institucioni, duke u përkushtuar në fuqizim të vazhdueshëm të rolit të anëtarëve të saj, në zhvillim, edukim profesional dhe mirëqenie

Qëllimet e Shoqatës

Fuqizimi i rolit dhe pozitës së gruas në Policinë e Kosovës. Ngritja e vetëdijes dhe adresimi i çështjeve që prekin gratë në kuadër të Policisë së Kosovës. Promovimi dhe ndihma në zbatimin e parimeve të barazisë dhe jodiskriminimit në Policinë e Kosovës. Zhvillimi i vazhdueshëm profesional i të gjitha grave në Policinë e Kosovës. Zhvillimi dhe pjesëmarrja në rrjetet profesionale dhe sociale në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar. Ruajtja e shëndetit të gruas në polici.

Misioni i Shoqatës

Të fuqizojë, të unifikojë dhe të ngrisë profilin e femrës në kuadër të Policisë së Kosovës, duke përfshirë dy kategoritë, atë të zyrtareve të uniformuara dhe të punonjëseve civile.

TË ARRITURAT E SHOQATËS SË GRAVE NË POLICINË E KOSOVËS

• Rritja e vazhdueshme e anëtarësisë në Shoqatë me staf të uniformuar dhe civil. • Anëtarësimi i Shoqatës në Asociacionin Ndërkombëtar të Grave Police dhe rrjete rajonale të shoqatave të grave në polici. • Mundësitë për gratë police për zhvillim të kapaciteteve dhe aftësive, duke përfshirë trajnimet specifike dhe mundësitë e ndryshme të edukimit. • Kontrollet e rregullta mjekësore për të gjitha gratë në polici. • Pjesëmarrja në panele të avancimit në karrierë. • Zhvillimi i partneritetit të fuqishëm me Policinë e Kosovës, institucionet tjera të sektorit të sigurisë si dhe bashkësinë ndërkombëtare aktive në Kosovë. • Komunikimi dhe bashkëpunimi efektiv me të gjithë anëtarët e SHGPK-së

Qëndrojmë krenare krah për krahu me gratë police të gjithë globit!