Vizioni/Misioni
Misioni
- Ngritja e vetëdijes dhe adresimi i çështjeve në interes për gratë në kuadër te Policisë së Kosovës dhe shoqërisë
- Promovimi dhe ndihma në zbatimin e parimeve të barazisë gjinore dhe mos-diskriminimit në Policinë e Kosovës
- Përkrahja e zhvillimit te vazhdueshëm profesional të grave në Policinë e Kosovës
- Pjesëmarrja në rrjetet dhe nismat profesionale dhe sociale në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar
- Promovimi dhe mbrojtja e mirëqenies shëndetësore dhe psiko-sociale të grave në Policinë e Kosovës.
Misioni i Shoqatës:
Misioni i Shoqatës ka të bëje me fuqizimin e rolit dhe pozitës së Gruas në Policinë e Kosovës, vetëdijesimin mbi çështjet që prekin gratë, promovimin e barazisë gjinore, zhvillimin profesional dhe promovimin ndërkombëtar të shoqatës dhe grave police të Kosovës.
Ky është një projekt i përbashkët i katër ministrive të Qeverisë së Republikës të Kosovës, me qëllim të promovimit të katër agjencive të saj, si: Policia, Forca e Sigurisë, Dogana dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Ky bashkëpunim i katër agjencive, është bërë me qëllim të fuqizimit të rolit të gruas, ngritjes së vetëdijes dhe vënies në pah të kontributit që gratë japin për sigurinë, me qëllim motivimin e grave që të zgjedhin profesione në uniformë.
Megjithatë, sot gratë ia kanë dalë që me krenari dhe profesionalizëm të lartë, në kuadër të detyrave të tyre të punës, të jenë partner i barabartë me meshkujt dhe kështu japin kontributin e tyre për sigurinë e qytetarëve dhe për të mirën e vendit.
Gruaja sot është e përfshirë në të gjitha organizatat dhe jep kontributin e saj në të gjitha nivelet drejtuese, në organizata si: Policia, Forca e Sigurisë, Dogana dhe Shërbimi Korrektues.