Anëtaret e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës sot kanë marrë pjesë në punëtorinë e quajtur “Forcimi i Sigurisë përmes Reformave të Përgjegjshme Gjinore në Sektorin e Sigurisë”.
Kjo ngjarje është organizuar në kuadër të një hulumtimi të realizuar nga Jahjaga Foundation, i cili synon të promovojë dhe të eksplorojë rëndësinë e reformave gjinore në sektorin e sigurisë.

Pjesëmarrëset kanë diskutuar për sfidat dhe mundësitë që hasin gratë në këtë sektor, si dhe kanë ndarë përvoja dhe ide për forcimin e rolit të grave në Policinë e Kosovës. Punëtoria ka shërbyer si një platformë për të ndihmuar në identifikimin e nevojave për reforma që do të mbështesin barazinë gjinore dhe do të forcojnë sigurinë në tërësi.

Ky aktivitet nënvizon angazhimin e Shoqatës dhe të Jahjaga Foundation për të promovuar një ambient më të sigurt dhe më të barabartë në sektorin e sigurisë.

Komente:

Artikuj të ngjashëm

Sot, Shoqata e Grave Police të Kosovës (ShGPK), me përkrahjen e Divizionit të Trajnimeve të PK-së dhe Misionit e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit

Lexo më shumë »

Prishtinë. Datë 19 -20 shkurt u mbajt Konferenca: “Dhuna në Familje dhe Dhuna Seksuale: Sfidat Ndërdisiplinore dhe Përgjegjësitë e Shtetit”Kjo Konference u organizua nga Shoqata

Lexo më shumë »

Story Suksesi: Gruaja Police që Frymëzon Zyrtarja Policore, Fetije Selimi, me 24 vite përvojë në Policinë e Kosovës, është Instruktore në Akademinë e Kosovës për

Lexo më shumë »

Postimet e fundit

Kategoritë