Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës, DRP Ferizaj, në kuadër të aktiviteteve të saj për ngritjen e vetëdijes dhe kujdesit ndaj shëndetit të grave, organizoi më 21 tetor 2025, një ligjëratë vetëdijesuese me rastin e Muajit Tetor – Muajit Rozë, i cili shënon muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Ky aktivitet u zhvillua në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Policisë – Ferizaj dhe Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik, përkatësisht Institutin – Divizionin e Mjekësisë Sociale. Qëllimi i ligjëratës ishte të informohen pjesëmarrësit për rëndësinë e kontrolleve të rregullta, parandalimit dhe zbulimit të hershëm të sëmundjeve të gjirit, si dhe të promovohen zakone të shëndetshme të jetesës.
Shoqata e Grave të Policisë – DRP Ferizaj, përmes këtyre aktiviteteve, vazhdon të dëshmojë përkushtimin e saj për fuqizimin e grave në PK, promovimin e shëndetit dhe rritjen e ndërgjegjësimit në komunitet për tema që prekin drejtpërdrejt jetën dhe mirëqenien e tyre.


The Association of Women in the Kosovo Police, DRP Ferizaj, within its activities aimed at raising awareness and promoting women’s health, organized on October 21, 2025, an awareness lecture on the occasion of October – the Pink Month, which marks the month of breast cancer awareness.
This activity was organized in cooperation with the Regional Directorate of Police – Ferizaj and the Regional Center of Public Health, specifically with the Institute – Division of Social Medicine. The purpose of the lecture was to inform participants about the importance of regular medical check-ups, prevention, and early detection of breast diseases, as well as to promote healthy lifestyle habits.
Through such activities, the Association of Women in the Kosovo Police – DRP Ferizaj continues to demonstrate its commitment to empowering women in the police, promoting health, and raising community awareness about issues that directly affect their lives and well-being.

Komente:

Artikuj të ngjashëm

Kryetarja e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës, major Teuta Nimani, priti sot në takim z. Bertram Welsing, Drejtor i Departamentit për Siguri dhe

Lexo më shumë »

Anëtaret e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës morën pjesë, për dy ditë me radhë, në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, një

Lexo më shumë »

Postimet e fundit

Kategoritë