Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës i shpreh urimet më të përzemërta anëtares së saj, Majore Luljeta Mehmeti Quigley, me rastin e diplomimit të suksesshëm në Akademinë Kombëtare të FBI-së, një nga institucionet më prestigjioze të trajnimit dhe zhvillimit profesional në fushën e zbatimit të ligjit.

Kjo arritje e rëndësishme përfaqëson jo vetëm suksesin personal dhe profesional të Majore Mehmeti, por edhe një moment të veçantë krenarie për Shoqatën tonë dhe për të gjitha gratë që shërbejnë me përkushtim, integritet dhe profesionalizëm në institucionet e sigurisë dhe të zbatimit të ligjit. Ky diplomim dëshmon përkushtimin ndaj ngritjes së vazhdueshme profesionale, lidershipit dhe përfaqësimit dinjitoz në nivel ndërkombëtar.

The Association of Women of the Kosovo Police extends its warmest congratulations to its member, Major Luljeta Mehmeti Quigley, on the occasion of her successful graduation from the FBI National Academy, one of the most prestigious institutions for training and professional development in the field of law enforcement.

This significant achievement represents not only Major Mehmeti’s personal and professional success, but also a special moment of pride for our Association and for all women who serve with dedication, integrity, and professionalism within security and law enforcement institutions. This graduation demonstrates a strong commitment to continuous professional development, leadership, and dignified representation at the international level.

Komente:

Artikuj të ngjashëm

Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës (ShGPK), nga data 03–05 dhjetor 2025, ka realizuar rishikimin e Strategjisë Zhvillimore si dhe hartimin e Planit të

Lexo më shumë »

Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës pati nderin të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, në kuadër të

Lexo më shumë »

Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës, në kuadër të shënimit të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës në Bazë Gjinore dhe Dhunës në Familje,

Lexo më shumë »

Postimet e fundit

Kategoritë