Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës pjesëmarrëse në iniciativën e përbashkët për krijimin e podcast-eve me institucionet e sigurisë

Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga HOIO dhe Ambasada Britanike, në bashkëpunim me Policiën e Shtetit Shqiptar, Doganat Shqiptare, Burgjet Shqiptare, Ministrinë e Mbrojtjes, Doganën e Kosovës dhe Policiën e Podgoricës. Ky aktivitet përfshin krijimin e një serie podcast-esh, të cilat synojnë të promovojnë bashkëpunimin ndërinstitucional dhe të japin një pasqyrë më të qartë të angazhimit të institucioneve të sigurisë në rajon.

Pjesëmarrësja nga Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës ka dhënë kontributin e saj në regjistrimin e këtyre podcast-eve, duke qenë një figurë e rëndësishme për promovimin e rolit të grave në forcat e sigurisë. Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe nxitjes së integritetit, transparencës dhe efikasitetit në sektorin e sigurisë.

Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës vazhdon të mbështesë çdo iniciativë që i kontribuon përmirësimit të mundësive për gratë në sektorin e sigurisë dhe fuqizimit të rolit të tyre në këtë fushë.

Women’s Association of Kosovo Police participates in joint Initiative for creating podcasts with Security Institutions

The Women Association of Kosovo Police participated in an activity organized by HOIO and the British Embassy, in collaboration with the Albanian State Police, Albanian Customs, Albanian Prisons, the Ministry of Defense, Kosovo Customs and the Police of Podgorica. This activity involves the creation of a series of podcasts aimed at promoting inter-institutional cooperation and providing a clearer insight into the commitment of security institutions in the region.

A representative from the Kosovo Police Women’s Association contributed to the recording of these podcasts, being an important figure in promoting the role of women in security forces. This initiative marks a significant step toward strengthening international cooperation and promoting integrity, transparency, and efficiency in the security sector.

The Kosovo Police Women’s Association continues to support any initiative that contributes to improving opportunities for women in the security sector and empowering their role in this field.

Komente:

Artikuj të ngjashëm

Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës, DRP Ferizaj, në kuadër të aktiviteteve të saj për ngritjen e vetëdijes dhe kujdesit ndaj shëndetit të grave,

Lexo më shumë »

Kryetarja e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës, major Teuta Nimani, priti sot në takim z. Bertram Welsing, Drejtor i Departamentit për Siguri dhe

Lexo më shumë »

Postimet e fundit

Kategoritë