Shoqata e Grave e Policisë së Kosovës me përkrahjen e OSBE në Kosovë dhe Drejtorit të Përgjithshëm të PK-së ka mbajtur punëtori dy ditore për “Hartimin e Startegjisë Zhvillimore 2025-2027” të ShGPK-së që synon fuqizimin dhe avancimin e grave brenda Policisë së Kosovës.
Kjo nismë vjen si pjesë e përpjekjeve për të promovuar barazinë gjinore, diversitetin dhe përfshirjen në sektorin e sigurisë, si dhe për të përmirësuar pozitën profesionale të grave në strukturat policore.
Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit u fokusuan në:
• Identifikimin e sfidave me të cilat përballen gratë në polici.
• Përcaktimin e qëllimeve afatshkurtra dhe afatgjata për fuqizimin e tyre.
• Hartimin e planeve konkrete për mentorim, trajnime dhe mbështetje profesionale.
• Përmirësimin e politikave dhe praktikave për barazi gjinore brenda institucionit.
Strategjia e cila doli nga kjo punëtori do të luajë një rol kyç në rritjen e përfaqësimit të grave dhe fuqizimin e tyre në pozita udhëheqëse.
Kjo është një dëshmi e përkushtimit të Shoqatës së Grave Police për të krijuar një mjedis pune të barabartë dhe për të avancuar vlerat e diversitetit në sektorin e sigurisë.

Komente:

Artikuj të ngjashëm

Sot, Shoqata e Grave Police të Kosovës (ShGPK), me përkrahjen e Divizionit të Trajnimeve të PK-së dhe Misionit e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit

Lexo më shumë »

Prishtinë. Datë 19 -20 shkurt u mbajt Konferenca: “Dhuna në Familje dhe Dhuna Seksuale: Sfidat Ndërdisiplinore dhe Përgjegjësitë e Shtetit”Kjo Konference u organizua nga Shoqata

Lexo më shumë »

Story Suksesi: Gruaja Police që Frymëzon Zyrtarja Policore, Fetije Selimi, me 24 vite përvojë në Policinë e Kosovës, është Instruktore në Akademinë e Kosovës për

Lexo më shumë »

Postimet e fundit

Kategoritë