,

Më 26 dhe 27 nëntor 2024, Shoqata e Grave në Policinë e Kosovës mori pjesë në punëtorinë dy-ditore të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, përmes Departamentit për Rend dhe Siguri Publike (DRPS).Ky aktivitet u fokusua në shqyrtimin e rolit të grave me uniformë në Policinë e Kosovës dhe institucioneve tjera për parandalimin e dhunës në familje (DhF), dhunës kundër grave (DHKG) dhe femicidit, ku u theksua angazhimi i Shoqatës në:Rritjen e kapaciteteve të grave me uniformë,Avokimi për barazi dhe përfaqësim të grave në pozita të rëndësishme,Zhvillimin e programeve të posaçme trajnuese.Temat kryesore të diskutuara gjatë tryezësRoli i grave në parandalimin e dhunës dhe mbështetja për viktimat,Bashkëpunimi ndërsektorial,Përmirësimi i legjislacionit dhe Identifikimi i boshllëqeve dhe propozimi i zgjidhjeve.Ky aktivitet dëshmoi rëndësinë e fuqizimit të grave në strukturat e sigurisë dhe drejtësisë.Shoqata e Grave në Policinë e Kosovës riafirmoi përkushtimin e saj për t’i mbështetur dhe fuqizuar gratë në trajtimin e këtyre sfidave të ndërlikuara.

Komente:

Artikuj të ngjashëm

Më datë 12 maj 2026, përfaqësueset e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës morën pjesë në Konferencën Vjetore të Shoqatës së Grave në Policinë

Lexo më shumë »

Kryetarja e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës ka pritur sot në takim Kryesinë e Shoqatës së Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Takimi

Lexo më shumë »

Sot, Shoqata e Grave Police të Kosovës (ShGPK), me përkrahjen e Divizionit të Trajnimeve të PK-së dhe Misionit e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit

Lexo më shumë »

Postimet e fundit

Kategoritë