Fuqizimi i Gruas përmes Sigurisë, Teknologjisë dhe Komunitetit

Fuqizimi i Gruas përmes Sigurisë, Teknologjisë dhe Komunitetit

Rrugëtimi profesional i Drenice Spahija, brenda Policisë së Kosovës është një dëshmi e gjallë e asaj se si pasioni dhe shkenca mund të bashkohen për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri.

E filluar si zyrtare policore e Gjeneratës së 54-të, ajo shërbeu me përkushtim në Stacionin Policor në Fushë Kosovë, duke kaluar nëpër njësi dinamike si patrulla, hetimet dhe njësia e çiklistëve. Mirëpo, dëshira për zhvillim akademik e shtyu drejt Shkencave Kompjuterike, studime të cilat i përfundoi me sukses duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë dhe sigurisë institucionale. Kjo përgatitje profesionale bëri që nga viti 2022 ajo të kalojë në pozicionin e inxhinieres në Departamentin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (DTIK). Përkushtimi i saj ndaj teknologjisë nuk ndalet këtu; ajo mbetet aktive në projektet e programimit për digjitalizimin e bizneseve dhe ndjek në vazhdimësi trajnime të avancuara të fushës. Përveç arritjeve të larta në uniformë dhe inxhinieri, ajo njihet si një lidere e zëshme në komunitet. Në cilësinë e Kryetares së Klubit të Motoçiklizmit “Çikat”, ajo ka marrë misionin e thyerjes së tabuve shoqërore në një fushë të dominuar tradicionalisht nga burrat. Përmes platformave vetëdijësuese dhe edukative si “Çikat”, “Gara e Çikave” dhe “Çikat Rozë”, ajo po kontribuon çdo ditë në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe në fuqizimin e gjithanshëm të vajzave dhe grave në Kosovë.

—-

Empowering Women through Security, Technology, and Community

Professional journey of Drenice Spahija, within the Kosovo Police stands as a living testament to how passion and science can converge to drive positive societal change.

Starting her career as a police officer with the 54th Generation, she served with dedication at the Fushe Kosovo Police Station, gaining experience in dynamic units such as patrol, investigations, and the bicycle unit. However, a desire for academic growth led her to pursue Computer Science, she successfully completed these studies, effectively bridging the gap between technology and institutional security. This professional background paved the way for her transition in 2022 to the role of engineer within the Information and Communication Technology Department (ICTD). Her commitment to technology extends beyond this role; she remains active in programming projects aimed at business digitalization and continuously pursues advanced training in the field. Beyond her distinguished achievements in law enforcement and engineering, she is recognized as a vocal community leader. As the President of the “Girls” Motorcycle Club, she has taken on the mission of breaking social taboos in a field traditionally dominated by men. Through awareness-raising and educational platforms such as “Girls,” ” Girls competition,” and “Roze Girls,” she contributes daily to creating a safe environment and comprehensively empowering girls and women in Kosovo.

Komente:

Artikuj të ngjashëm

Sot, Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me Poliklinikën FATI në Mitrovicë. Ky bashkëpunim synon t’u ofrojë anëtarëve të Drejtorisë Rajonale

Lexo më shumë »