Shoqata e Grave në Policinë e Kosovës (SHGPK) ka përmbyllur me sukses një trajnim intensiv treditor, i cili u mbajt nga data 28, 29 dhe 30 maj 2025, dhe kishte për qëllim të forcojë kapacitetet profesionale dhe udhëheqëse të pjesëmarrësve përmes një qasjeje të ndjeshme dhe të përgjegjshme gjinore.Fokusi i këtij trajnimi ishte në planifikimin dhe udhëheqjen me përgjegjësi gjinore, si një komponent thelbësor për avancimin e rolit të grave në sektorin e sigurisë dhe për përmirësimin e përgjithshëm të qasjes institucionale ndaj barazisë gjinore në zbatimin e ligjit.Trajnimi u zhvillua në bashkëpunim me eksperte ndërkombëtare nga Kombet e Bashkuara Brindisi, Itali, të cilat sollën përvoja të vlefshme, praktika ndërkombëtare dhe mjete konkrete për integrimin e perspektivës gjinore në proceset e vendimmarrjes, menaxhimit dhe zbatimit të detyrave policore. Pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë sfidat ekzistuese dhe të eksplorojnë mënyra efektive për të promovuar barazinë gjinore brenda institucioneve të sigurisë.Ky aktivitet u realizua me mbështetjen e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), i cili vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në përkrahjen e SHGPK-se.SHGPK shpreh mirënjohjen e thellë për të gjithë pjesëmarrësit, ekspertet ndërkombëtare, si dhe për partnerët që bënë të mundur organizimin e këtij trajnimi. Angazhimi i tyre i vazhdueshëm dëshmon përkushtimin e përbashkët drejt një sistemi të drejtë dhe të barabartë të sundimit të ligjit, ku roli i grave vlerësohet dhe fuqizohet në mënyrë të barabartë.Ky trajnim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të SHGPK për të promovuar barazinë gjinore, fuqizimin e grave dhe përfshirjen aktive të tyre në të gjitha nivelet, duke kontribuar kështu në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët.—The Women’s Association in the Kosovo Police (AWKP) has successfully completed an intensive three-day training, held on May 28, 29, and 30, 2025, aimed at strengthening the professional and leadership capacities of the participants through a gender-sensitive and responsible approach.The focus of this training was on planning and leadership with gender responsibility, as a crucial component for advancing the role of women in the security sector and for the overall improvement of institutional approaches to gender equality in law enforcement.The training was conducted in cooperation with international experts from the United Nations in Brindisi, Italy, who brought valuable experiences, international practices, and concrete tools for integrating the gender perspective into decision-making, management, and the implementation of police duties. Participants had the opportunity to discuss existing challenges and explore effective ways to promote gender equality within security institutions.This activity was carried out with the support of the United Nations Mission in Kosovo (UNMIK), which continues to play an important role in supporting AWKP. AWKP expresses deep gratitude to all participants, international experts, and partners who made the organization of this training possible. Their ongoing commitment demonstrates a shared dedication toward a fair and equal system of the rule of law, where the role of women is equally valued and empowered.This training is part of AWKP ongoing efforts to promote gender equality, empower women, and actively include them at all levels, thereby contributing to building a more just and safer society for all citizens.





