Kryetarja e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës, major Teuta Nimani, priti sot në takim z. Bertram Welsing, Drejtor i Departamentit për Siguri dhe Rend Publik (DSPS) pranë OSBE-së.
Qëllimi i takimit ishte njohja me punën, misionin dhe aktivitetet e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës, si dhe me projektet që pritet të zhvillohen në të ardhmen.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Shoqatës dhe OSBE-së, duke u theksuar rezultatet e arritura deri më tani dhe rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes për nismat që fuqizojnë rolin e grave police në institucionet e sigurisë.
Z. Welsing u shpreh i impresionuar me angazhimin dhe arritjet e Shoqatës, duke konfirmuar përkushtimin e OSBE-së për të vazhduar mbështetjen në realizimin e projekteve që promovojnë barazinë gjinore dhe zhvillimin profesional të grave në polici.
Nga ana e saj, major Nimani falënderoi OSBE-në për mbështetjen e vazhdueshme dhe theksoi rëndësinë e partneritetit të qëndrueshëm ndërmjet dy institucioneve, që synon forcimin e kapaciteteve të grave brenda Policisë së Kosovës dhe rritjen e ndikimit të tyre në fushën e sigurisë.


The President of the Association of Women in the Kosovo Police, Major Teuta Nimani, hosted today in a meeting Mr. Bertram Welsing, Director of the Department for Security and Public Safety (DSPS) at the OSCE.
The purpose of the meeting was to present the work, mission, and activities of the Association of Women in the Kosovo Police, as well as to discuss upcoming projects planned for the future.
During the meeting, discussions focused on the ongoing cooperation between the Association and the OSCE, highlighting the achievements reached so far and the importance of continuing support for initiatives that strengthen the role of women police officers within security institutions.
Mr. Welsing expressed his appreciation for the Association’s commitment and accomplishments, reaffirming the OSCE’s dedication to continuing its support for projects that promote gender equality and the professional development of women in the police.
For her part, Major Nimani thanked the OSCE for its continued support and emphasized the importance of a sustainable partnership between the two institutions, aimed at strengthening the capacities of women within the Kosovo Police and enhancing their impact in the field of security.

Komente:

Artikuj të ngjashëm

Anëtaret e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës morën pjesë, për dy ditë me radhë, në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, një

Lexo më shumë »

Shoqata e Grave në Policinë e Kosovës (SHGPK) ka përmbyllur me sukses një trajnim intensiv treditor, i cili u mbajt nga data 28, 29 dhe

Lexo më shumë »

Postimet e fundit

Kategoritë