Sot, më datë 10 shtator 2025, në Sarajevë u zhvillua Procesi i Berlinit – Forumi për Barazi Gjinore…

Sot, më datë 10 shtator 2025, në Sarajevë u zhvillua Procesi i Berlinit – Forumi për Barazi Gjinore, një ngjarje e rëndësishme që bashkoi përfaqësues të institucioneve, organizatave dhe shoqërisë civile nga vende të ndryshme të rajonit dhe Evropës, me qëllim të fuqizimit të rolit të gruas dhe promovimit të barazisë gjinore në të gjitha fushat e jetës shoqërore.Në këtë forum mori pjesë edhe Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës (ShGPK), e cila me përfaqësimin e saj dëshmoi angazhimin e vazhdueshëm në avancimin e rolit të grave në sektorin e sigurisë dhe forcimin e barazisë gjinore. Me theks të veçantë u shënua pjesëmarrja e Koloneles Aferdita Mikullovci, koordinatore e ShGPK-së, e cila kontribuoi si paneliste me fjalën e saj profesionale dhe përvojën shumëvjeçare në fushën e sigurisë.Pjesëmarrja e ShGPK-së në këtë forum është dëshmi e rëndësisë së bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.

Komente:

Artikuj të ngjashëm

Më datë 12 maj 2026, përfaqësueset e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës morën pjesë në Konferencën Vjetore të Shoqatës së Grave në Policinë

Lexo më shumë »

Kryetarja e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës ka pritur sot në takim Kryesinë e Shoqatës së Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Takimi

Lexo më shumë »

Sot, Shoqata e Grave Police të Kosovës (ShGPK), me përkrahjen e Divizionit të Trajnimeve të PK-së dhe Misionit e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit

Lexo më shumë »

Postimet e fundit

Kategoritë