Më datë 12 maj 2026, përfaqësueset e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës morën pjesë në Konferencën Vjetore të Shoqatës së Grave në Policinë Shqiptare, e mbajtur në Tiranë.
Konferenca me temën “Gratë në Polici: Përvoja, Mirëqenia dhe Perspektiva Profesionale” mblodhi përfaqësuese të institucioneve të sigurisë dhe organizatave partnere, duke krijuar një hapësirë të vlefshme për shkëmbim përvojash, fuqizim profesional dhe avancim të rolit të grave në polici.
Pjesëmarrja në këtë aktivitet shërbeu si një mundësi e rëndësishme për bashkëpunim rajonal, rrjetëzim profesional dhe promovim të rolit të grave në institucionet e sigurisë.





