Me datë 17 shtator 2024, anëtaret e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës me përkrahjen e Departamentit për Siguri dhe Rend Publik-Misioni I OSBE në Kosovë, ka realizuar vizitën studimore në Maqedoninë e Veriut
Qëllimi i kësaj vizite ishte shkëmbimi i përvojave mbi Policinë me përgjegjësi gjinore midis strukturave gjinore në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Gjatë takimit u diskutuan tema të ndryshme:
Diskutim mbi politikat dhe praktikat e ndjeshme ndaj gjinisë,
Roli i burimeve njerëzore në sigurimin e pjesëmarrjes së grave në të gjitha strukturat e policisë,
Ndikimi i programit të monitorimit në mbështetjen e zhvillimit të karrierës së grave në polici,
Roli i policisë në parandalimin dhe ndërhyrjen në të gjitha format e dhunës me baza gjinore (DhBGj)
Teknikat e intervistimit me ndjeshmëri gjinore – praktikat më të mira,
Sigurimi i Referimeve të Sigurta dhe Efektive – bashkëpunimi multisektorial,
Ndërtimi i kapaciteteve të specializuara për DhBGJ për policinë,
Përmirësimi i bashkëpunimit ndërkufitar midis mekanizmave të barazisë gjinore në strukturat policore të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut,
Bashkëpunimi aktual midis Policisë së Kosovës (KP) dhe Policisë së Maqedonisë së Veriut
Identifikimi i Zonave Kyçe për Përmirësim,
Zhvillimi i Nismave të Përbashkëta dhe Protokolleve për Shkëmbimin e Informacionit.
Vizita ishte mjaft informuese për të dy palët ku u dakorduan për një bashkpunim të ngusht mes vete.
Sot, me datë 13 nentor 2024, anëtarët nga Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës së bashku me anëtarët e Shoqatës së Grave të Shërbimit