Anëtaret e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës sot kanë marrë pjesë në punëtorinë e quajtur “Forcimi i Sigurisë përmes Reformave të Përgjegjshme Gjinore në Sektorin e Sigurisë”.
Kjo ngjarje është organizuar në kuadër të një hulumtimi të realizuar nga Jahjaga Foundation, i cili synon të promovojë dhe të eksplorojë rëndësinë e reformave gjinore në sektorin e sigurisë.

Pjesëmarrëset kanë diskutuar për sfidat dhe mundësitë që hasin gratë në këtë sektor, si dhe kanë ndarë përvoja dhe ide për forcimin e rolit të grave në Policinë e Kosovës. Punëtoria ka shërbyer si një platformë për të ndihmuar në identifikimin e nevojave për reforma që do të mbështesin barazinë gjinore dhe do të forcojnë sigurinë në tërësi.

Ky aktivitet nënvizon angazhimin e Shoqatës dhe të Jahjaga Foundation për të promovuar një ambient më të sigurt dhe më të barabartë në sektorin e sigurisë.

Komente:

Artikuj të ngjashëm

Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës sot ka organizuar një trajnim me temën “Identifikimi i hershëm i kancerit të gjirit”, në kuadër të aktiviteteve

Lexo më shumë »

Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës, DRP Ferizaj, në kuadër të aktiviteteve të saj për ngritjen e vetëdijes dhe kujdesit ndaj shëndetit të grave,

Lexo më shumë »

Kryetarja e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës, major Teuta Nimani, priti sot në takim z. Bertram Welsing, Drejtor i Departamentit për Siguri dhe

Lexo më shumë »

Postimet e fundit

Kategoritë