Sot, Shoqata e Grave e Policisë së Kosovës, me përkrahjen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), organizoi trajnimin e dytë të radhës me temë “Krimet Kibernetike”.
Ligjërues në këtë trajnim ishin ekspertë të fushës së krimeve kibernetike, të cilët ndanë njohuri dhe përvoja të vlefshme mbi mënyrat e identifikimit, hetimit dhe parandalimit të këtyre krimeve, të cilat po bëhen gjithnjë e më të pranishme në shoqërinë tonë moderne.
Në trajnim morën pjesë anëtare të Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës dhe anëtarët e Shoqatës së Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, të cilët përfituan nga përmbajtja e pasur dhe interaktive e sesionit, duke forcuar më tej kapacitetet e tyre profesionale në këtë fushë të rëndësishme dhe aktuale.
Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për fuqizimin e rolit të gruas në sektorin e sigurisë, si dhe për rritjen e ndërgjegjësimit dhe përgatitjes profesionale në luftën kundër krimeve digjitale.
Today, the Association of Women in the Kosovo Police, with the support of the European Union Rule of Law Mission in Kosovo (EULEX), organized second training session titled “Cybercrime”.
The trainer in this lecturers was the expert of cybercrime, who shared valuable knowledge and experiences on methods of identifying, investigating, and preventing these crimes, which are becoming increasingly prevalent in our modern society.
Participants included members of the Association of Women in the Kosovo Police and the Association of Women in the Kosovo Correctional Service. They benefited from the rich and interactive content of the session, further strengthening their professional capacities in this important and current field.
This activity is part of ongoing efforts to empower the role of women in the security sector, as well as to increase awareness and professional preparedness in the fight against digital crimes.


