Anëtaret e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës morën pjesë, për dy ditë me radhë, në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, një iniciativë e rëndësishme e ndërmarrë nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Znj. Vjosa Osmani.
Edicioni i këtij viti, i titulluar “Kodi i Sigurisë për Gjeneratën Tonë”, u zhvillua si një platformë gjithëpërfshirëse e dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Forumi përfaqëson një hapësirë të veçantë ndërkombëtare që synon të promovojë bashkëpunimin ndërmjet liderëve shtetërorë, përfshirë presidentë, kryeministra dhe drejtues të parlamenteve, si dhe personaliteteve të njohura intelektuale e kulturore, përfaqësuesve të shoqërisë civile, organizatave të grave dhe mediave nga vende të ndryshme të botës. Qëllimi parësor i këtij forumi është avancimi i paqes së qëndrueshme, sigurimit gjithëpërfshirës dhe fuqizimit të grave në proceset vendimmarrëse në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Pjesëmarrja aktive e përfaqësueseve të Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës në këtë forum përbën një kontribut të rëndësishëm drejt forcimit të rolit të grave në sektorin e sigurisë dhe drejtësisë. Kjo përfshirje pasqyron përkushtimin institucional për ndërtimin e një shoqërie të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të barabartë për të gjithë qytetarët, pavarësisht gjinisë.
Angazhimi i tyre në diskutimet ndërkombëtare mbi çështje të rëndësishme si paqja, siguria dhe barazia gjinore është dëshmi e qartë e orientimit të institucioneve të Republikës së Kosovës drejt zhvillimit të politikave publike që garantojnë përfshirjen dhe fuqizimin e grave në të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe institucionale.


The members of the Association of Women in the Kosovo Police participated, over the course of two consecutive days, in the International Forum on Women, Peace, and Security—an important initiative undertaken by the President of the Republic of Kosovo, Ms. Vjosa Osmani.
This year’s edition, entitled “The Security Code for Our Generation,” was developed as an inclusive platform for international dialogue and cooperation.
The forum represents a unique international space aimed at promoting collaboration among state leaders—including presidents, prime ministers, and parliamentary speakers—as well as prominent intellectual and cultural figures, civil society representatives, women’s organizations, and media from various countries around the world. The primary objective of the forum is to advance sustainable peace, inclusive security, and the empowerment of women in decision-making processes at both national and international levels.
The active participation of representatives from the Association of Women in the Kosovo Police in this forum constitutes a significant contribution toward strengthening the role of women in the fields of security and justice. This involvement reflects institutional commitment to building a just, inclusive, and equitable society for all citizens, regardless of gender.
Their engagement in international discussions on critical issues such as peace, security, and gender equality serves as clear evidence of the orientation of Kosovo’s institutions toward developing public policies that ensure the inclusion and empowerment of women in all spheres of social and institutional life.

Komente:

Artikuj të ngjashëm

Shoqata e Grave në Policinë e Kosovës (SHGPK) ka përmbyllur me sukses një trajnim intensiv treditor, i cili u mbajt nga data 28, 29 dhe

Lexo më shumë »

Sot, Shoqata e Grave e Policisë së Kosovës, me përkrahjen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), organizoi trajnimin e

Lexo më shumë »

Sot, Shoqata e Grave e Policisë së Kosovës, me përkrahjen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), organizoi trajnimin e

Lexo më shumë »

Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës (SHGPK), me mbështetjen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), organizoi një trajnim

Lexo më shumë »

Postimet e fundit

Kategoritë