Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës sot ka organizuar një trajnim me temën “Identifikimi i hershëm i kancerit të gjirit”, në kuadër të aktiviteteve për ngritjen e vetëdijes dhe kujdesin ndaj shëndetit të grave.

Qëllimi i trajnimit ishte informimi dhe fuqizimi i punonjëseve me njohuri të rëndësishme rreth shenjave të hershme të kancerit të gjirit, rëndësisë së kontrolleve të rregullta dhe masave parandaluese që duhen ndërmarrë për ruajtjen e shëndetit.
Ligjërues ishte një onkologe nga Spitali Amerikan, e cila ndau përvojë profesionale dhe informacione të përditësuara mbi metodat moderne të diagnostikimit dhe trajtimeve të kësaj sëmundjeje. Gjatë trajninit, pjesëmarrëset patën mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të diskutojnë hapur rreth çështjeve që lidhen me shëndetin e tyre.
Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e aktiviteteve të tilla edukative, të cilat kontribuojnë në ngritjen e ndërgjegjësimit shëndetësor dhe në mbështetjen e vazhdueshme të grave në Policinë e Kosovës, me fokus të veçantë në parandalimin dhe diagnostikimin sa më të hershëm të sëmundjeve që prekin gratë.


The Association of Women of the Kosovo Police organized a training today on the topic “Early Detection of Breast Cancer”, as part of its activities aimed at raising awareness and promoting women’s health.

The purpose of the training was to inform and empower female employees with important knowledge about the early signs of breast cancer, the importance of regular check-ups, and the preventive measures necessary for maintaining health.
The lecturer was an oncologist from the American Hospital, who shared professional experience and up-to-date information on modern methods for diagnosis and treatment of this disease. During the training, participants had the opportunity to ask questions and openly discuss issues related to their health.
The Association of Women of the Kosovo Police remains committed to organizing such educational activities, which contribute to raising health awareness and providing ongoing support to women in the Kosovo Police, with a particular focus on the prevention and early detection of diseases affecting women.

Komente:

Artikuj të ngjashëm

Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës, DRP Ferizaj, në kuadër të aktiviteteve të saj për ngritjen e vetëdijes dhe kujdesit ndaj shëndetit të grave,

Lexo më shumë »

Kryetarja e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës, major Teuta Nimani, priti sot në takim z. Bertram Welsing, Drejtor i Departamentit për Siguri dhe

Lexo më shumë »

Postimet e fundit

Kategoritë