Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës, në kuadër të shënimit të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës në Bazë Gjinore dhe Dhunës në Familje, organizoi sot trajnimin e radhës kushtuar forcimit të kapaciteteve të zyrtarëve policorë në identifikimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje.
Ky aktivitet u mbajt me mbështetjen e plotë të misionit EULEX në Kosovë, i cili vazhdimisht kontribuon në ngritjen profesionale të institucioneve të sigurisë në vend.

Trajnimi përfshiu tema esenciale si:
Hapat e parë në trajtimin e viktimave,
Procedurat policore dhe koordinimi ndërinstitucional,
Rritja e ndërgjegjësimit mbi faktorët e rrezikut,
Qasja e ndjeshme ndaj viktimave, si dhe
Praktikat më të mira në menaxhimin e rasteve të ndërlikuara.

Në këtë sesion morën pjesë zyrtare policore nga të gjitha rajonet e Policisë së Kosovës, duke krijuar një platformë bashkëpunimi dhe shkëmbimi përvojash nga terreni.
Pjesëmarrja e tyre dëshmon përkushtimin e Policisë së Kosovës në parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje, si dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj viktimave.

Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës mbetet e angazhuar që përmes aktiviteteve të tilla të kontribuojë në forcimin e rolit profesional të grave në polici dhe në promovimin e një shoqërie më të sigurt për të gjithë.


The Association of Women in the Kosovo Police, as part of the 16 Days of Activism against Gender-Based Violence and Domestic Violence, organized today the next training dedicated to strengthening the capacities of police officers in identifying and handling cases of domestic violence.
This activity was held with the full support of the EULEX mission in Kosovo, which continues to contribute to the professional development of the country’s security institutions.

The training covered essential topics such as:
Initial steps in handling victims,
Police procedures and inter-institutional coordination,
Increasing awareness of risk factors,
Victim-sensitive approaches, and
Best practices in managing complex cases.

Police officers from all regions of the Kosovo Police participated in this session, creating a platform for cooperation and exchange of field experiences.
Their participation demonstrates the commitment of the Kosovo Police to preventing and combating domestic violence, as well as continued support for victims.

The Association of Women in the Kosovo Police remains dedicated to contributing, through such activities, to strengthening the professional role of women in the police and promoting a safer society for all.

Komente:

Artikuj të ngjashëm

Më datë 18–19 nëntor 2025, përfaqësuese të Shoqatës së Grave të Policisë së Kosoves moren pjesë në konferencën ndërkombëtare Women in Uniform Alliance, organizuar në

Lexo më shumë »

Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës sot ka organizuar një trajnim me temën “Identifikimi i hershëm i kancerit të gjirit”, në kuadër të aktiviteteve

Lexo më shumë »

Postimet e fundit

Kategoritë