Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës pati nderin të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, me temën “Gratë në Uniformë: Forcimi i Mbrojtjes dhe Sigurisë për të Gjithë.”
Anëtaret e Shoqatës morën pjesë në këtë aktivitet, duke mbështetur diskutimet dhe iniciativat për promovimin e sigurisë dhe adresimin e dhunës me bazë gjinore.
Në aktivitet ishin të pranishme përfaqësuese nga institucione dhe shoqata të ndryshme të sigurisë, duke përfshirë:
Policia e Kosovës (PK)
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK)
Shërbimi Sprovues i Kosovës (ShSK)
Institucioni i Avokatit të Popullit
Inspektorati Policor i Kosovës
Kjo pjesëmarrje dëshmoi bashkëpunimin ndërinstitucional dhe rëndësinë e rolit të grave në uniformë si faktorë kyç të sigurisë publike.
Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në fuqizimin e grave në profesion, avancimin e barazisë gjinore dhe promovimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë.







