,

Sot, më 11 prill 2025, Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), zhvilloi sesionin e radhës me titull “Përfaqësimi Gjinor.” Ky event përfshiu diskutime mbi tema të rëndësishme që ndikojnë tek gratë në Policinë e Kosovës.

Gjatë trajnimit, u theksua rëndësia e lidhjes së përfaqësimit gjinor me përmirësimin e kushteve të punës dhe avancimin në karrierë për gratë në forcën policore. U analizuan gjithashtu sfidat e ndryshme me të cilat përballen gratë në këtë sektor.

Trajnimi u fokusua gjithashtu në mënyrat se si gratë mund të angazhohen më tej në pozita udhëheqëse dhe si mund të kontribuojnë në krijimin e një ambienti të barabartë në polici. Pjesëmarrësit kishin mundësinë të ndanin përvoja personale dhe të diskutonin strategji për kapërcimin e pengesave që hasin në profesionin e tyre.

Kjo iniciativë theksoi angazhimin e vazhdueshëm të Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës dhe EULEX për të promovuar përfaqësimin e barabartë dhe për të fuqizuar gratë në forcën policore të Kosovës.

Today, on April 11, 2025, the Association of Women in Kosovo Police, in collaboration with the European Union Rule of Law Mission in Kosovo (EULEX), held the next training session titled “Gender Representation.” This event included discussions on important topics that affect women police officers in Kosovo.

During the training, the importance of linking gender representation to improving working conditions and advancing the careers of women in the police force was emphasized. The various challenges faced by women in this sector were also analyzed.

The training also focused on ways in which women can further engage in leadership positions and how they can contribute to creating an equitable environment in the police. Participants had the opportunity to share personal experiences and discuss strategies for overcoming the barriers they encounter in their profession.

This initiative highlighted the ongoing commitment of the Kosovo Police Women’s Association and EULEX to promote equal representation and empower women in the Kosovo police force.

Komente:

Artikuj të ngjashëm

Më datë 27 mars 2025, në Podgoricë, Mal i Zi, u mbajt takimi i Bordit Ekzekutiv të Rrjetit Evropian të Policisë, ku u zhvilluan zgjedhjet

Lexo më shumë »

Anëtaret e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës sot kanë marrë pjesë në punëtorinë e quajtur “Forcimi i Sigurisë përmes Reformave të Përgjegjshme Gjinore

Lexo më shumë »

29 Janar 2025Kryetarja e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës, major Teuta Nimani, priti në takim majorin Ibrahim Eroglu, zëvendëskomandantin e LMT-KFOR (Liaison Monitoring

Lexo më shumë »

Postimet e fundit

Kategoritë