U mbajt forumi “Nga Rezoluta në Veprim: 25 vjet nga kur gratë transformojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë”

U mbajt forumi “Nga Rezoluta në Veprim: 25 vjet nga kur gratë transformojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë”

Prishtinë, 11 nëntor 2025 – Sot në Hotel Emerald, u mbajt forumi me temën “Nga Rezoluta në Veprim: 25 vjet nga kur gratë transformojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë”, i organizuar nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në bashkëpunim me Shoqatën e Grave në Policinë e Kosovës.

Ky forum shënoi 25-vjetorin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke bashkuar përfaqësues nga Policia e Kosovës, Shërbimi Korrektues i Kosovës, institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë, për të reflektuar mbi arritjet, sfidat dhe rrugën përpara në kuadër të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (GPS).

Në hapje të forumit morën fjalën Presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu, Shefi i Misionit EULEX, z. Giovanni Pietro Barbano, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani.

Gjatë forumit, moderimi u krye nga përfaqësuesja e EULEX, znj. Chiara Tagliani , duke siguruar një rrjedhshmëri të mirë të diskutimeve dhe përfshirje aktive të pjesëmarrësve.

Në panele u trajtuan tema kyçe për barazinë gjinore në polici dhe Shërbim Korrektues, rëndësinë e rolit të grave në vendimmarrje, si dhe bashkëpunimin ndërinstitucional në avancimin e grave në sektorin e sigurisë.

Ndër panelistët ishin kolonel Aferdita Mikullovci, kolonel Florie Hajra, kolonel Ahmet Nuredini, major Tahire Haxholli, major Luljeta Limani Sylejmani, znj. Hasa Gucati, znj. Ardita Blakaj dhe znj. Mirsada Mehmetaj, të cilët ndanë përvoja dhe rekomandime për fuqizimin e pjesëmarrjes së grave në fushat e tyre.

Në mbyllje të forumit, znj. Velime Brestovci, Koordinatore e Shoqatës së Grave në Policinë e Kosovës, mbajti fjalën përmbyllëse, duke falënderuar EULEX-in dhe të gjithë pjesëmarrësit për mbështetjen e tyre në fuqizimin e rolit të grave në paqe dhe siguri.

Ky forum shërbeu si një platformë e rëndësishme për dialog dhe bashkëpunim, duke riafirmuar përkushtimin për përfshirjen e grave në ndërtimin e një sektori të sigurisë më gjithëpërfshirës dhe të barabartë.

Komente:

Artikuj të ngjashëm

Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës sot ka organizuar një trajnim me temën “Identifikimi i hershëm i kancerit të gjirit”, në kuadër të aktiviteteve

Lexo më shumë »

Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës, DRP Ferizaj, në kuadër të aktiviteteve të saj për ngritjen e vetëdijes dhe kujdesit ndaj shëndetit të grave,

Lexo më shumë »

Kryetarja e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës, major Teuta Nimani, priti sot në takim z. Bertram Welsing, Drejtor i Departamentit për Siguri dhe

Lexo më shumë »

Postimet e fundit

Kategoritë