Sot, Shoqata e Grave Police të Kosovës (ShGPK), me përkrahjen e Divizionit të Trajnimeve të PK-së dhe Misionit e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovo (EULEX), ka mbajtur trajnimin e radhës për vetëdijesim mbi rëndësinë e aktiviteteve fizike. Në këtë trajnim kanë marrë pjesë përfaqësues nga të gjitha rajonet e Kosovës.
Ligjërimin gjatë këtij trajnimi e ka mbajtur instruktorja Fetije Selimi, e cila theksoi rëndësinë e aktiviteteve fizike për shëndetin fizik dhe mendor, si dhe ndikimin pozitiv që ato kanë në mirëqenie dhe performancë në punë.
Gjatë trajnimit u diskutua për mënyra praktike se si aktivitetet fizike mund të përfshihen në rutinën e përditshme, duke inkurajuar pjesëmarrësit që të kujdesen më shumë për shëndetin dhe stilin aktiv të jetesës.
Today, the Association of Women in Kosovo Police (AWKP), with the support of the Training Division of KP and European Union Rule of Law Mission in Kosovo (EULEX), held its next training session aimed at raising awareness about the importance of physical activities. Representatives from all regions of Kosovo participated in this training.
The lecture was delivered by instructor Fetije Selimi, who emphasized the importance of physical activities for both physical and mental health, as well as their positive impact on well-being and performance at work.
During the training, practical ways of incorporating physical activities into daily routines were discussed, encouraging participants to take greater care of their health and adopt a more active lifestyle.








