Kryetarja e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës ka pritur sot në takim Kryesinë e Shoqatës së Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe fuqizimit të rolit të gruas në institucionet e sigurisë.
Gjatë këtij takimi u diskutua për shkëmbimin e përvojave profesionale, avancimin e rolit të gruas në uniformë, si dhe mundësitë për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen. Po ashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbështetjes së ndërsjellë në funksion të zhvillimit profesional të grave.
Të dyja palët shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe realizimin e iniciativave të përbashkëta që kontribuojnë në fuqizimin e rolit të gruas në institucionet e sigurisë.







