,

Shoqata e Grave e Policisë së Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Spitalin Amerikan në Kosovë

Shoqata e Grave e Policisë së Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Spitalin Amerikan në Kosovë

Sot, Shoqata e Grave e Policisë së Kosovës (ShGPK) ka bërë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të mirëqenies dhe mbështetjes për anëtarët e saj, përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi me Spitalin Amerikan në Kosovë.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është ofrimi i përfitimeve konkrete për anëtaret e Shoqatës, si dhe për familjarët e tyre, duke përfshirë zbritje të konsiderueshme në shërbimet mjekësore që ofrohen nga ky institucion shëndetësor i njohur në vend.

Ky bashkëpunim synon të fuqizojë kujdesin shëndetësor për pjesëtarët e policisë që janë pjesë e ShGPK-së, duke njohur dhe vlerësuar kontributin e tyre të përditshëm në sigurinë dhe rendin publik të Kosovës. Marrëveshja është rezultat i përkushtimit të vazhdueshëm të Shoqatës për të avancuar interesat dhe nevojat e anëtarëve të saj, në çdo aspekt të jetës – përfshirë edhe atë shëndetësor.

Kryetarja e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës, Major Teuta Nimani, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi duke u shprehur:

“Shëndeti është prioritet, dhe përmes kësaj marrëveshjeje, ne po sigurojmë që gratë dhe burrat që i shërbejnë SHGPK-së, me përkushtim, si dhe familjet e tyre, të kenë qasje më të lehtë dhe më të përballueshme në kujdesin shëndetësor cilësor.”

Në anën tjetër, përfaqësues të Spitalit Amerikan shprehën gatishmërinë e tyre për të mbështetur këtë bashkëpunim dhe për të ofruar shërbime profesionale, me standarde të larta ndërkombëtare, për të gjithë përfituesit e marrëveshjes.

Ky është vetëm një hap ndër shumë të tjerë që ShGPK është duke ndërmarrë në funksion të fuqizimit të grave në polici dhe mbështetjes së mirëqenies së tyre profesionale e familjare.

Komente:

Artikuj të ngjashëm

Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës i shpreh urimet më të përzemërta anëtares së saj, Majore Luljeta Mehmeti Quigley, me rastin e diplomimit të

Lexo më shumë »

Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës (ShGPK), nga data 03–05 dhjetor 2025, ka realizuar rishikimin e Strategjisë Zhvillimore si dhe hartimin e Planit të

Lexo më shumë »

Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës pati nderin të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, në kuadër të

Lexo më shumë »

Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës, në kuadër të shënimit të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës në Bazë Gjinore dhe Dhunës në Familje,

Lexo më shumë »

Postimet e fundit

Kategoritë