Kryetarja e Shoqates

Mesazhi i Kryetares së Shoqatës së Grave në Policinë e Kosovës
Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës, për funksion primar ka mbështetjën e grave police pa dallim grade, rajoni, moshe apo etnie dhe siguron një qasje të hapur për të gjitha gratë në Policinë e Kosovës, me qëllim që të të reflektoj diversitet brenda strukturave të Policisë së Kosovës.
Të drejtat e gruas si punonjëse e Policisë së Kosovës, nga themelimi i PK-së e deri më sot kanë variuar nga një gjendje në një gjendje tjetër, duke tejkaluar sfida të ndryshme, mirëpo gruaja në kuadër të Policisë së Kosovës ka dhënë dhe po vazhdon të jep kontribut të jashtëzakonshëm, andaj roli i saj është tejet i rëndësishëm dhe është duke evoluar dhe pranuar nga të gjithë.
E gjithë kjo është arritur falë angazhimit, përkushtimit të gruas në PK, pjesëmarrjes së saj në të gjitha nivelet punuese, si në ato operative, administrative edhe të lidershipit, duke treguar rezultate profesionale në procesin e konkurencës gjatë procedurave të zhvillimit të karrierës.
Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës është shumë krenare për të punësuarat në Policinë e Kosovës, të cilat me përkushtim i shërbejnë organizatës dhe komunitetit.
Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, institucionet vendore dhe ndërkombëtare, shoqërinë civile, si dhe duke vepruar në pajtueshmëri me legjislacionin në fuqi, si dhe vlerat e përgjithshme të PK-së të cilat kultivohen në vazhdimësi, është e përkushtuar në fuqizimin e rolit dhe rëndësisë së gruas në Policinë e Kosovës dhe në fokus të veçantë ka ngritjen e numrit të të punësuarave në Policinë e Kosovës.
Ky raport mëton të pasqyroj për lexuesin një pjesë të aktiviteteve të realizuara të Shoqatës gjatë vitit 2017, në mënyrë që të shërbejë edhe si mjet komunikimi drejt anëtareve tona si dhe publikut e partnerëve tanë.

Aktivitetet e realizuara gjatë vitit 2017 të cilat dalin nga objektivat strategjikë të planit zhvillimor të Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës 2016-2018, janë dizajnuar për të përmbushur misionin e forcimit, bashkimit, unifikimit dhe ngritjes së kapacitetit të grave në Policinë e Kosovës dhe më gjerë.
Në kuadër të Raportit Vjetor 2017 të PK-së, SHGPK u cek se është një vlerë e shtuar për PK-në, duke thënë se përmes aktiviteteve të tyre, Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës në vazhdimësi promovon vlerat e Policisë së Kosovës në ngjarje të ndryshme organizuar në nivel vendor dhe ndërkombëtar, me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve në adresimin e sfidave policore.
Për të qenë më të suksesshme në drejtim te ngritjës së vetëdijes dhe adresimit të çështjeve që prekin gratë në kuadër të Policisë së Kosovës, SHGPK fton të gjitha anëtaret që të jenë më të afërta me Koordinatoret e tyre dhe vet Bordin Drejtues duke diskutuar haptazi lidhur me brengat, veshtirrësit apo iniciativat që ndërlidhen me profesionin e tyre apo/dhe që mund të ndikojnë në avancimin e tyre profesional.
Fundja, qëllimi final i tërë angazhimit të secilës anëtare të SHGPK-së për rezultat ka të ndihmoj promovimin drejt zbatimit të parimeve të barazisë dhe jo diskriminimit në Policinë e Kosovës.

Falemnderojmë anëtaret tona, Koordinatoret Rajonale, Bordin Drejtues, Sekretarine dhe të gjithë partnerët tanë në krye me Policinë e Kosovës që rrugetimin e Shoqatës së Grave në Policinë e Kosovës po e bejnë të mundur dhe më të përballueshëm ndaj sfidave të kohës.
Me respekt,
Taibe Canolli Brajshori
Kryetare e SHGPK-së

Comments are closed.